Dy persona janë arrestuar ditën e sotme, pasi 53-vjeçari punëtor në Tiranë që humbi jetën ditën e djeshme pasi nga nga pallati që po punonte, janë arrestuar. Mësohet se në pranga kanë rënë 41-vjeçari me iniciale E.S, i cili është inxhinier i firmës si dhe 68-vjeçar, i cili është tekniku i firmës.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Në përfundim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ku dyshohet se aksidentalisht ra nga lartësia e pallatit në të cilin ishte duke punuar, shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ndërroi jetë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit E. S., 41 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi i firmës që po ndërtonte këtë pallat dhe E. B., 68 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi i kësaj firme, të dy banues në Tiranë.

