Personi që shikoni në foto është 48-vjeçari që u gjet i vdekur në një përrrua në Bërxullë. Ai është identifikuar si Elton Tahiri. Pas kqyrjes paraprake mësohet se në trupin e 48-vjeçarit është konstatuar një shenjë gërvishtjeje.
Kjo gjë ka shtuar dyshimet dhe ekspertët mjekoligjorë kanë nisur ekzaminimet e detajuara. Tahiri rezulton se është edhe përdorues heroine, ndaj pritet ekspertiza për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij.

