Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për përgjegjësen e Zyrës Postare Pirg.
Policia e Korçës nisi ndjekjen penale në gjendje të lirë për A.S, 35 vjeçe, banuese në fshatin Velitërnë-Maliq, (me detyrë përgjegjëse e Zyrës Postare Pirg-Maliq).
Procedimi ndaj saj filloi pasi, dyshohet se 35-vjeçarja ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke përvetësuar një sasi të konsiderueshme lekësh, nga tarifat e shërbimit të pensioneve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë për veprat penale: “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës.”sosnews.al
