Një vatër zjarri është ndezur mesditen e sotme në Vlorë. Mësohet se zjarri është ndezur pranë fshatit Nartë.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por dyshohet se është i qëllimshëm. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.