Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses dy operacione antidrogë ku janë sekuestruar Heroinë, Cannabis Sativa, peshore elektronike, vlera monetare dhe aparate celularë.
Pas një hetimi disa mujor policia ka arrestuar Nderim Mona 52 vjeç dhe Arjan Abdyli 20 vjeç,të dy banues në Durrës.
Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të E.R. 31 vjeçe, banuese në Durrës.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
-rreth 117 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë, dhe 18 doza;
-1 peshore elektronike;
-40 000 lekë të reja;
-11 aparate telefoni celularë.

Policia gjithashtu në bashkëpunim me policinë e Krujës ka arrestuar në flagrancë Lik Kabili 64 vjeç, banues në Krujë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij policia arriti të gjente dhe sekuestronte në cilësinë e provës materiale rreth 22 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, e ndarë në 5 thasë.sosnews.al

