Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka liruar sot 7 nga 32 zyrtarët e pikës kufitare të Morinës, të cilët akuzoheshin se merrnin ryshfet personave që hynin në territorin e Kosovës. Ndërkohë 25 personat e tjerë janë shpallur fajtorë.
Gjykata dha dënime nga 1 vit deri në 2 vite burgim për 25 të pandehurit për veprat penale ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe korrupsion pasiv. Gjithashtu gjykata dha dënime plotësues për këta persona duke i mohuar të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vitet e ardhshme.
Por pavarësisht dënimeve të dhëna, asnjë prej 25 personave të dënuar nuk do të qëndrojnë në burg, pasi ata kanë përfituar ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe koha e arrestit.
Gjate hetimit janë dokumentuar 312 raste të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së.
Vendimi i GJKKO:
1- Lahert Sulo fajtor, 2 vite e 8 muaj shërbim prove dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
2-Ani Hoxholli fajtor, 2 vite e 8 muaj shërbim prove dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
3- Emilton Asllanaj, i pafajshëm, heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
4- Halim Shehu, fajtor, 1 vit e 8 muaj burg dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
5- Arben Kastrati, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
6- Arjan Sokoli, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
7- Dashnor Braha, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
8- Elidjana Toçila, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
9- Endrit Uka, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
10- Fatri Iseberi, fajtor, 1 vit e 8 muaj burg, heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
11- Fatri Braha, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
12- Artan Redhaj, i pafajshëm
13- Gëzim Duraku, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
14- Haqif Halilaj, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
15- Kapllan Dogjani, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
16- Mimoza Shahinaj, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
17- Muhamet Cengu, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
18- Rezarta Lako, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
19- Urim lami, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
20- Vehbi Nerguti, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
21- Vijsava Selmani, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
22- Xhuljana Maksutaj, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
23- Bedri Duraku, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
24- Avni Tërshana, i pafajshëm
25- Arben Goçi, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite
26- Reni Dakolli, i pafajshëm
27- Shpëtim Cenaj, i pafajshëm
28- Sulë Onuzi, i pafajshëm
29- Atli Jashari, fajtor, heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
30- Klevis Salkurti, i pafajshëm
31- Xhaferr Elezi, 8 muaj burg dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
32- Sazan Ibra, fajtor, 8 muaj burg dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

