Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit, ku ka mbetur i plagosur një person.
I plagosur ka mbetur shtetasi Shpëtim Skura, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Librazhdit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit. Autoritetet kanë shpallur në kërkim shtetasin Albi Biçaku, 35 vjeç.
Sipas policisë, autori i ngjarjes, Albi Biçaku lëvizte me makinë, nga ku ka qëlluar në drejtim të Shpëtim Skurës i cili ishte i ulur në një lokal.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të plagosjes.

