Një shkresë e Komisionerit James Comer, nga Komiteti për Mbikqyrjen dhe Përgjegjshmërinë i është dërguar Vuk Jeremiç, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë. Letra i adresohet për venien në dispozicion të Komisionit të gjithë informacioneve, bisedave, email-eve apo transaksioneve financiare për hetimin që po i bëhet tashmë presidentit Joe Biden.
Kongresi do të verifikojë nëse familja e Biden është e lidhur me transaksionet e bëra me bizneset kineze, për të parë nëse ka patur ndikim. Në shkresë kërkohet informacion i detajuar në lidhje me një kompani tejet të njohur përgjatë ditëve të fundit edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për konglomeratin kinez, CEFC China Energy. Kjo kompani është afruar në SHBA dhe pjesë e negociatave ka qenë edhe Jeremiç. Politikani serb ka luajtur rolin e prezantuesit të kinezëve me Hunter Biden, djalin e presidentit të SHBA.
“Edhe pse nuk duket se takimi u zhvillua në atë datë, Hunter Biden do ta bënte më vonë
zhvilloni një marrëdhënie biznesi fitimprurëse me Kryetarin Ye dhe CEFC.10 Deri në vitin 2017, Hunter. Biden lidhi një partneritet me Kryetarin Ye dhe planifikoi të ndajë hapësirën e zyrës me të dhe atëherë ish-zëvendëspresidenti Biden në Shtëpinë e Suedisë në Uashington, D.C.11
Bazuar në dëshminë tuaj në gjyq, Komiteti beson se ju posedoni komunikimet me punonjësit e CEFC në lidhje me Hunter Biden. Për shembull, ju keni dëshmuar në lidhje me një email – mes jush dhe Patrick Ho – ku po organizonit një darkë mes jush Kryetari Ye dhe një person tjetër në Uashington, D.C. më 6 dhjetor 2016. Jashtë me praninë e jurisë, prokurori i DD-së kërkoi që gjykata të redakton emrin e individit të cilët keni qenë “të gatshëm ta sillni në një darkë me [C]kryetarin z. Ye” sepse “mund të futni një dimension politik të këtij rasti me të cilin ne [DD] mendojmë se nuk ia vlen ta trajtojmë.”-thuhet në letrën e Kongresit për Jeremiç, i cili është i detyruar tashmë të paraqitet para Komisionit dhe të japë deklarimet e tij.
Në Shqipëri, ndërkohë Dorian Duçka është në qendër të diskutimeve për një tjetër çështje, atë të ndërhyrjes te ish-shefi i kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal për të nisur një hetim ndaj opozitës me informacione që vinin nga Shqipëria. Në akt-akuzë, Duçka përshkruhet si personi B, një njeri i punësuar në qeverinë shqiptare. Vetë kryeministri Edi Rama ka thënë se Duçka punonte si këshilltar i Jashtëm pa pagesë, ndërsa ka mohuar që ai të ketë paguar në emër të qeverisë shqiptare agjentin e FBI.

