Gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë, të gjthë anëtarë të një familjeje kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Pogradec. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat. Paraprakisht raportohet se E. D., duke drejtuar automjetin tip “Audi Q7”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues A. M., 36 vjeç. Për pasojë, janë dëmtuar A. M. dhe pasagjerët (bashkëshortja dhe dy fëmijët e A. M), si dhe T. K., 36 vjeç, pasagjer në automjetin tip “Audi Q7”. Të gjithë ndodhen në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë Pogradec:
Më datë 25.02.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, Pogradec, shtetasi E. D., duke drejtuar automjetin tip “Audi Q7”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq. Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi A. M. dhe pasagjerët (bashkëshortja dhe dy fëmijët e shtetasit A. M) të automjetit tip “Ford”, si dhe shtetasi T. K., 36 vjeç, pasagjer në automjetin tip “Audi Q7”, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve, po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

