Brad Pitt dhe partnerja e tij e re Ines de Ramon u panë duke shijuar një natë në qytetin romantik të Parisit. Dyshja u kapën në një video të postuar në Twitter nga revista Paris Match, duke biseduar me të tjerët në tryezën e tyre në Fouquet’s në Champs-Élysées ndërsa ishin ulur pranë njëri-tjetrit.
Në video, de Ramon shihet e veshur me një fustan të shkëlqyeshëm argjendi, ndërsa Pitt kishte veshur një smoking të zi.
Aktori ishte në Francë për t’i dhënë një çmim nderi regjisorit të “Fight Club”, David Fincher në ceremoninë e 48-të të César Film Awards. Sipas raporteve të huaja, Ines de Ramon dhe Brad Pitt mbërritën në Paris. Pete dhe Ramon ndezën për herë të parë thashethemet për një lidhje mes tyre në nëntor 2021, kur u panë duke ndjekur një koncert Bono së bashku në Los Angeles.

