Pak minuta reshje shiu me intensitet të lartë kanë bërë që disa zona në Lezhë të përmbyten. Zonat e përmbytura janë blloqet e banimit 11 janari dhe në lagjen Besëlidhja, ku uji ka vërshuar në rrugë duke krijuar vështirësi në lëvizjen e këmbësore dhe automjeteve. Po ashtu, janë bllokuar dhe hyrjet e disa pallateve pasi niveli i ujit ka arritur deri në 30 cm.
Në terren ndodhen punonjësit e shërbimeve publike të Bashkisë Lezhë të cilët po ndërhyjnë në largimin e inerteve nga pusetat me qëllim evadimin e shpejtë të ujërave. Kjo është një situatë e vazhdueshme në Lezhë, kur ka reshje të dendura shiu.

