Në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj grupit kriminal të trafikut të drogës,policia në bashkëpunim me Prokurorinë e qytetit të Vlorës kanë sekuestruar 6 pasuri të vëllezërve Habilaj.
Pasuritë e sekuestruara janë në pronësi të Artan Habilaj, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, të cilët dyshohen se kanë pastruar paratë e veprimtarisë kriminale.
Nisur nga kjo Gjykata e Vlorës, vendosi caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro- preventive” mbi pasuritë:
Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen ”28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj.
-Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen ”29 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Florian Habilaj.
-Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.
-Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në pronësi të K.H..
-Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M.
-Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit Artan Habilaj.
Vijon puna për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë buruar nga aktiviteti kriminal.sosnews.al

