Një fluks qytetarësh në Poliklinikat e qytetit të Vlorës që pas vendimit të Drejtorisë së Patentave për të dyfishuar çmimin. Në një video të Fax News, ku shihen radhët në një nga poliklinikat,janë vetëm dy mjekë që duhet të përballojnë fluksin e dërguar nga mjeku i familjes.
Sipas qytetarëve, shkak për këtë numër në rritje të qytetarëve është bërë njoftimi për dyfishimin e çmimit. “Ka shumë radhë, njerëz të acaruar, e gjitha për shkak të rritjes së çmimit’,-thotë ajo.
Pas 25 vitesh pritet të ndryshojnë tarifat për njohuritë teorike dhe praktike të marrjes së patentës. Nga muaji mars tarifat e kursantëve për përfitimin e lejes së drejtimit të kategorive A,B,C dhe D do të jenë 2 deri 4 herë më të shtrenjta se aktualet.

