Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Olger Dhimitrin, autorin e vrasjes së 60-vjeçarit Ilir Kapo. Gazetari Elton Qyno, raporton se Dhimitri Dhimitri akuzohet nga Prokuroria për veprën penale “vrasje me dashje’. Gjatë fazës së hetimeve, Dhimitri ka pranuar autorësinë e krimit, por ka pretenduar se nuk ka qenë i vetëdijshëm se çfarë ka kryer pasi ishte në gjendje të dehur.
Si ndodhi ngjarja?
Vrasja ndodhi në maj të 2022-it, në një lokal të zonën e shkollës ‘Harry Fultz’ në kryeqytet. Viktima, Ilir Kapo dhe autori, Olger Dhimitri, përpara se të konfliktoheshin ishin të dy në të njëjtin lokal duke konsumuar raki. Sherri mes tyre nisi pasi viktima e ka sharë me termin “malok” dhe Dhimitri është përleshur më pas me Kapon dhe në sherr e sipër ka nxjerrë thikë e e ka qëlluar duke e masakruar për vdekje. Të dy ishin fqinjë me njëri-tjetrin dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli.

