Është shtyrë për në datën 15 mars seanca për çështjen e inceneratorit të Fierit. 18 nga 20 të pandehurit e dosjes së inceneratorit të Fierit i kërkuan Gjykatës së Posaçme gjykim të shkurtuar. Mes të pandehurve që kërkojnë të përfitojnë nga ulja e dënimit në rast të shpalljes fajtorë janë edhe ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako. Dy të pandehurit e tjerë, Etleva Kondi dhe shtetasi italian Giuseppe Ciaffaglione, kërkuan të gjykohen me proces të zakonshëm. Të gjithë kanë mohuar akuzat, por më 15 mars gjykata do të shpallë edhe vendimin, nëse do e kalojë çështjen në gjykim ose jo.
Në total, të pandehur për këtë dosje janë: 1- Lefter Koka; 2-Alqi Bllako; 3-Mirel Mërtiri; 4-Klodian Zoto; 5-Stela Gugallja; 6-Pëllumb Abeshi; 7-Etleva Kondi; 8-Jonida Zeqo; 9-Bardhyl Çabiri dhe 10-Serafin Papa.
Për 10 administratorë të kompanive që kryen punimet në inceneratorin e Fierit gjithashtu u kërkua marrja si të pandehur për përfshirje në një skemë për lëshimin e faturave fiktive për punë që nuk u kryen asnjëherë në incenerator. Këto fatura me vlerë 4 milionë Euro, u miratuan nga përgjegjësi i punimeve Albert Dervishaj që është gjithashtu pas hekurave dhe akuzohet për “shpërdorim detyre”.

