Kryeministri Edi Rama ka mohuar të ketë paralajmëruar shpalljen non-grata të një politikani në radhët e opozitës. Sot, në një reagim në rrjetet sociale, kreu i Qeverisë thotë se nuk ka paralajmëruar asnjë non grata tjetër, por se thjesht ka kujtuar se politika amerikane nuk është muhabet gjize e byreku siç bëjnë non gratat e Tiranës.
POSTIMI:
Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikanëve nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç bëjnë nongratat e Tiranës, po strategjike që si ndryshojnë nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon
Po çfarë tha dje Rama?
Një ditë më parë, kreu i Qeverisë paralajmëroi në Kuvend se në Departamentin Amerikan të Shtetit po përgatitet shpallja e një tjetër politikani me rëndësi në Shqipëri “Non-grata”. Rama tha se ajo që opozita e mendon si “byrektore”, referuar DASH, është duke e bërë punën. Kryeministri tha se me emër, do e shohin shumë shpejt.
“Deri atëherë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe okllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë“-tha Rama dhe menjëherë pas kësaj fjalie u largua nga Kuvendi.

