Zëvendësministri në Ministrinë e Infratrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli ka dhënë detaje mbi projektin e qeverisë së Shqipërisë për të shembur godinat mbi 50-vjeçare. I ftuar në “Now” në Euronews, Shkreli foli për kostot e rindërtimit të pallateve që pritet të shemben. Ai tha se ndërtimi do të bëhet nga privati, pasi shteti nuk ndërton asgjë, por kostot nuk do të mbulohen totalisht nga shtetit. Ai tha se shumë qytetarë që i kanë banesat në gjendje shumë të amortizuar, gati në shembje, do të paguajnë gjysmën e kostos. Këta qytetarë, sipas Shkrelit do të ndihmohen me dhënien e një kredie.
“Nuk di të them saktësisht se çfarë do të ndodhë. Shteti nuk bën pallet, natyrisht që rivati do të bëjë., sigurisht që do të ketë dhe mundësi që tu jepet qytetarëve muandësia që të marrin një kredi sepse mund të ndahen koston 50% me 50% me shtetin. Se si do të përzgjidhet private nuk di të them. Ky draft ka shumë gjëra që duhen përpunuar. Shumë detaje nuk janë specifikuar. Pse atij që po i shembet shtëpia mbi kokëkë kush duhet t’ia bëjë. As s’e ka siguruar, as asgjë ai,”- tha Shkreli.
Sipas një projektvendimi të Qeverisë, të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik. Kjo do konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve. Në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes”.
Sipas projektvendimit të qeverisë subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe jo nga vetë pronarët e objekteve. Ndërkohë që, auditimi teknik do i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës.

