Tjetër aksident në vend. Këtë herë, një mjet luksoz tip Mercedes-Benz E Class ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rrugë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë Kanalit të Çukës, në Sarandë.
Mjeti ka përfunduar në ambientet e një picerie. Nuk dihet ende nëse ka apo jo persona të plagosur nga aksidenti në fjalë.

