Genc Sejko, ka komentuar ngjarjet që po ndodhin me median sportive në Britaninë e Madhe, aty ku së fundmi është pezulluar nga BBC, Gary Lineker për shkak të komentit mbi politikat e emigracionit. Sejko ka bërë një krahasim me median në Shqipëri. Ai shkruan se në vendin tonë, kryeministri Edi Rama refuzon t’u përgjigjet gazetarëve e shpesh herë edhe i poshtëron. Sejko shton se kolegët e gazetarëve që vihen në këto pozita, qëndrojnë aty e madje buzëqeshin, duke krahasuar me veprimet që po bëjnë momentalisht kolegët e Lineker.
POSTIMI:
Forca e medias! Ish-futbollisti dhe prezantuesi televiziv Gary Lineker krahasoi politikat e emigracionit të qeverisë aktuale në Mbretërinë e Bashkuar me atë të Gjermanisë së viteve ’30.
Për këtë deklaratë, BBC e pezulloi atë nga prezantimi i programit të tij ‘Match of the day’. Ky vendim u pasua nga një varg dorëheqjesh. Ian ëright refuzoi të merrte pjesë në program nëse ai nuk drejtohej nga Lineker. Po ashtu edhe Alan Shearer. Çdo prezantues sportiv i televizionit refuzoi të zinte vendin e Lineker.
Si përgjigje BBC deklaroi se ajo do ta shfaqte programin pa komente në studio. Duke dëgjuar lajmin bojkoti u përhap edhe më tej. Klubet dhe menaxherët dolën dhe deklaruan se nuk do t’u përgjigjen pyetjeve të BBC-së dhe se asnjëri prej tyre nuk do të jetë i disponueshëm për intervista.
Krahasojeni këtë me mediat në Shqipëri. Ku kryeministri refuzon t’u përgjigjet pyetjeve dhe poshtëron gazetarët dhe kolegët e tyre qëndrojnë aty dhe buzëqeshin.
Ç’ka ndodhur? Lineker nuk do të prezantojë “Ndeshjen e Ditës” këtë fundjavë pasi BBC njoftoi se postimi i tij i fundit në ‘Tëitter’ që krahasonte planet e qeverisë për migrimin me Gjermaninë naziste shkelte rregullat e paanësisë. Korporata tha se Lineker do të tërhiqej nga prezantimi i programit derisa ai dhe shefat e tij të binin dakord për përdorimin e tij të mediave sociale.
E gjitha nisi pasi, sipas Lineker, çështja e emigrantëve e gjitha ishte një “politikë jashtëzakonisht mizore të drejtuar ndaj njerëzve më të cenueshëm në gjuhë jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet ’30”. Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman iu përgjigj duke u shprehur se ishte “e zhgënjyer” me komentet e ish-futbollistit.

