Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Korçë-Ersekë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Drenovës
Një nga makinat e përplasura ka përfunduar në kanal. Bëhet me dije se një grua është e dëmtuar lehtë dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nga aksidenti dëmet materiale janë të shumta.

