Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një të vrarë dhe një të plagosur.
Burime bëjnë me dije se nga të shtënat ka mbetur e vdekur një grua, e cila punonte si banakiere në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe tre të plagosur.
Mësohet se gruaja është qëlluar gabimisht nga autorët, ndërkohë që nuk bëhet e ditur gjendja e të plagosurve.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

