Një sasi prej 67 kilogramë marijuanëështë sekuestruar nga policia greke në afërsi të kufirit greko-shqiptar në Igumenicë. Mediat greke raportojnë se droga ishte e ndarë në 45 pako të cilat u gjetën në nëj automjet gjatë kontrolleve rutinë. Dyshohet se droga është nisur nga Shqipëria, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona, shoferi i kamionit dhe pasagjeri.
Pronari i mjetit, akuzohet si organizator i transportit. Në banesën e tij u sekuestruan 29.6 gram marijuanë. Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth 167 mijë e 450 euro.

