Informoj opinionin publik dhe mediat lidhur me arrestimin e djalit tim Orest Sota se:
Në datën 1 Nëntor 2017 kam dërguar djalin tim Orest Sota, të çojë pranë kompanise “Kurum” Sh.A, nje sasi eurosh ne kesh, si garanci per nje te treten e shumes se nje kontrate per 4000 ton hekur nderrimi.
Ashtu siç kam deklaruar edhe pranë oficerit të policisë, bazuar në normat tregtare për mbajtjen e kontratës, kjo shumë do të shërbente si garanci e kthyeshme, mbasi të ishte kryer pagesa e plotë me bankë.
Njoftoj se kjo sasi valute buron nga të ardhurat e mia personale e kursimet në vite.
Unë kam filluar aktivitetin tregtar në vitin 1992!
Objekti tregetar i shoqërisë është tregtimi i materialeve të ndërtimit, hekurit të ndërrimit, përpunimi i tij, si dhe përpunimi i skrapit dhe metaleve me ngjyra.
Kërkoj ndjesë publikut dhe Policisë së Shtetit per mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, nga Oresti.
Deklaroj nën përgjesi penale dhe publike, se shuma e valutës është e imja, duke provuar përpara organit të akuzës.
Falenderoj Policinë e Shtetit dhe organin e akuzës për profesionalizmin e treguar.
Respektoj gjithë spektrin politik dhe mediat për opinionet e tyre.
Lutem të respektoni shqetesimin tonë dhe të lemë drejtesinë të na gjykojë
Me respekt
Lefter Sota
