Ish-bashkëshortja e Dan Hutrës, personit që vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera më 1 mars ka treguar të tjera të detaje në raportet që ajo kishte me të. Në një rrëfim për emisionin “Me Zemër të Hapur”, Elena e përshkruan Danin si një maniak që nuk do t’ja dijë për njeri. Nga ambientet e Spitalit të Traumës, ku ndodhet aktuslisht, Elena Hysa thotë se ka dashur që të pajtohej me Dan Hutrën, madje për këtë ka folur dhe me motrën e tij, Hasijen. Ajo shton se Dan Hutra ishte herë pas herë i dhunshëm, njësoj sit ë gjithë anëtarët e familjes së tij.
Pjesë nga intervista
Pyetje: Marrëdhënien me motrat e tij se e ke pasur? Me Hasijen? Të ka përkrahura , ke biseduar me të?
Elena Hysa: Shumë të mira, kam fol po.
Pyetje: Hasija ka folur dhe ka treguar se edhe jemi takuar dhe i ka shprehur se doje të pajtoheshe?
Elena Hysa: Po e vërtetë
Pyetje: Ky pretendon se kësaj Marjanës i kishte dhënë lekë borxh, ose i kishte dhënë një shumë të caktuar parash. Ke dëgjuar ndonjëherë në marrëdhënien tuaj?
Elena Hysa: Po kam dëgjuar, sa e vërtetë është unë nuk e di.
Pyetje: Të dhëna nga goja e Danit?
Elena Hysa: Po
Pyetje: Po për çfarë ja kishte marrë, po ju si keni reaguar në atë kohë? Pse kjo femër në jetën tende kur ai ishte me ty?
Elena Hysa: Ai është manjak
Pyetje: Që do të thotë?
Elena Hysa: Që do të thotë se nuk don t’ja dijë për askënd
Pyetje: Po në marrëdhënie seksuale ishte i dhunshëm, të ka dhunuar ndonjëherë?
Elena Hysa: Edhe me ka qëlluar ndonjëherë, por janë shumë të dhunshëm si fis.
Si ndodhi masakra më 1 mars?
Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, e cila është shtatzënë, si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. Arratia e Dan Hutrës mori fund pas 7 orësh kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera.

