Burrë e grua janë arrestuar nga Policia pasi kanë dhunuar bashkarisht një grua, e cila është motra e dhunuesit. Në pranga kanë rënë A.SH., dhe M.SH, emrat e të cilëve ende nuk dihen.
Njoftimi i plotë:
Gjirokastër, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen M. Sh., 44 vjeçe, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së shtetasit A. Sh. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

