ka mësuar se bashkë me kryetarin e bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, SPAK ka arrestuar edhe nënkryetaren Enkeleda Lleshi dhe 11 zyrtarë të tjerë. Ata janë:
Rubin Kola,
Erion Isaku,
Leonard Daci,
Arsen Gjoka,
Kujtim Zogu,
Denis Xholi,
Rasim Daci,
Dalo Gazidedja
Aqif Konesha.
Kastriot Ibrahimaj
Ana Nishku.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

