Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zbardhuar në Bashkinë e Bulqizës një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Lefter Alla. Nga pamjet që shikoni duket se oficerët kanë ushtruar kontrolle në Bashkinë e Bulqizës dhe kanë sekuestruar disa dosje. Ende nuk dihet përmbajtja e materialeve që kanë marrë nga zyrat e institucionit që drejtohej nga Alla.
Alla është vënë në pranga bashkë me nënkryetaren Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

