Punonjësi i Bashkisë Shkodër, në sektorin e ndriçimit ka ndërruar jetë. Mësohet se punonjësi 54-vjeçar ka qenë duke rregulluar ndirçuesit në lagjen “10 korriku” në momentin që ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ai ka rënë menjënjehrë në tokë. Qytetarët e kanë parë dhe e kanë dërguar në spital, por fatkeqësisht punonjësi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

