Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me presidentin Bajram Begaj. Për gati 1 orë, keu i Qeverisë dhe ai i Shtetit diskutuan brenda presidencës. Burime për ‘Dosja.al’ bëjnë të ditur se në takim janë prekur disa çështje të veçanta që kërkojnë bashkëpunim mes qeverisë dhe institucionit të Presidencës, e një prej tyre është ajo e detit.
‘Klan’ mëson se Kryeministri dhe Presidenti janë konsultuar për emrin e kandidatëve të mundshëm për kreun e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror. Aktualisht ky shërbim drejtohet nga nëndrejtori Oljan Kanushi, pas largimit të Helidon Bendos në Dhjetorin e shkuar.
Një tjetër temë janë dhe emërimet e përfaqësuesve diplomatikë shqiptarë në vendet e juaja.

