Një aksion kundër shqiptarëve ka nisur në Britaninë e Madhe, me prangosjen e 2 personave një restorant dhe bar.
Home Office arrestoi dy shqiptarë, të paidentifikuar me emër në kuadër të operacionit “The Swan” (Mjellma). Një nga të arrestuarit ndodhet aktualisht në ambiantet e paraburgimit dhe në pritje të kthimit të tij në Shqipëri. Ndërsa biznesi që e kishte punësuar shqiptarët pa leje qëndrimi rrezikojnë të gjobiten deri në 20,000 £ për çdo punëtor të paligjshëm.
Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: Qeveria po trajton emigracionin e paligjshëm dhe dëmin që shkakton ai duke larguar ata që nuk kanë të drejtë të jenë në Mbretërinë e Bashkuar.
Bari dhe restoranti ku punonin shqiptarët ishin pjesë e kritikave në vitin 2020 për organizimin e një eventi të madh shoqëror që ngjalli frikë për distancimin e kërkuar për t’u mbrojtur nga pandemia e koronavirusit./kentonline

