Kontrolle në Vlorë! Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar këtë mbrëmje në qytetin bregdetar të Vlorës ku po ushtrojnë kontrolle. Mësohet se FNSH-të po kontrollojnë fshatrat dhe akset kryesore.
Ata janë duke bashkëpunuar dhe me blutë e komisariatit të Vlorës. Fokusi është arrestimi i të shpallurve në kërkim dhe gjetja e lëndës narkotike. Pritet njoftimi zyrtar lidhur me këtë operacion të nisur këtë mbrëmje.

