Mbrëmjen e djeshme, një efektiv i Policisë së Shtetit humbi jetën në një aksident. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Fier-Patosi rreth orës 21:35. Sipas njoftimit, automjeti tip “Opel” me drejtues Agron Saba, 58 vjeç (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) u përplas me automjetin tip “Benz” me drejtues personin me inicialet G. H., 27 vjeç, banues në Patos.
Përplasja rezultoi fatale për policin i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. ‘Dosja.al’ ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, aty ku mjeti “Opel” është dëmtuar rëndë nga përplasja me “Benzin”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos. Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

