Një shqiptar është arrestuar në Gjermani ditën e sotme, pasi u kap me kanabis. Voelklingen shkruan se shqiptari 42-vjeçar u arrestua në mes të qytetit, teksa lëvizte me një makinë Audi.
Të paktën tre makina policie iu afruan, e ndaluan shqiptarin dhe e nxorën atë nga mjeti. Pasi e shtrinë përtokë, polickt civilë, i vunë prangat. Një zëdhënës i policisë tha se shqiptari u arrestua pasi kishte me vete një sasi të madhe droge. Sipas mediave gjermane bëhet fjalë për 30 kg drogë, kryesisht kanabis.
Shqiptari ishte nën monitorim prej disa kohësh. Hetimet vazhdojnë, pasi ka dyshime se ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar.

