Presidenti i Hysenbelliu Group, Irfan Hysenebelliu ka folur pas vendimit të Qeverisëe për konfiskimin e “Prestige Resort. Ai tha se se nga një njeri i sëmurë, madje tregoi se i ka dërguar mesazh se do bëhet si Erdogani i dytë.
“Do kthehesh Erdogan i dytë, ia kam cuar sms. Raporti i DASH, kur ai sfidon shtetin më të madh po unë? Unë një qytetar jam. Ai në takime sillet sikur janë një leckë, ai e ka përbuzur atë flamur. Kush është ky që merr këto vendime e bën çfarë të dojë, kush është ky, ku aty stafi paguhet 100% rrogat në bankë, aty u hap një akuapark, ai sa herë kalonte aty e vrisnin sytë, pse nuk e bëri më parë këtë prishje? është shqetësuar se po emigrojnë shqiptarët. Ai donte që ta shisja median siç u shit abc.
Si ka mundësi në këtë lloj mënyrë, në një hotel ku shkëmbeheshin, mirë mua po nuses time, çunit tim, po gruaja e vet që më prezantoi me vëllain e saj në Athinë. A ka një edukatë, ku i ka shokët sot? Ku është Bashkim Fino, ku është.. pyesni Silvën, shoqen e saj. Shkëmbeheshim me njëri tjetrin në hotel, ai udhëton me charter, me dhomë gjumi, të verifikojnë shqiptarët. Për mua ka ardhur koha që këtij njeri ti tregohet vendi. Ai këtë dëm ka për ta paguar në gjykatën ndërkombëtare, diplomatët duhet të zgjohen“- tha Hysenbelliu.

