Seanca e Kuvendit të Kosovës ka degraduar në sharje dhe ofendime. Pasi kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka mbaruar fjalën në Kuvend, një prej deputetëve ka sharë kryeministrin Kurti.
“Pu të q… tradhtarin e nanës,” dëgjohet të thotë deputeti Kujtim Shala.
Duket se deputeti i LDK-së e ka pasur mikrofonin ndezur, por pa e ditur një gjë të tillë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë debatuar për marrëveshjen e Ohrit, që u arrit më 18 mars në Ohër.

