Sekuestrohen nga policia 41. 3 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Operacioni antidrogë i organizuar nga policia e Fierit çoi në arrestimin e N,B., 28 vjeç,dhe S.K, 26 vjeç,të dy banues në lagjen “Dukas”, Patos.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të banesës së J. G. (e cila i ishte lënë në ruajtje N. B. që prej 20 vitesh), në dollapin e dhomës së gjumit Policia gjeti të fshehur 5 thasë plastmasi me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, gjithsej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet rezultoi se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga N. B. dhe S. K. të cilët kishin për qëllim trafikimin me destinacion Greqinë.//sosnews.al

