jë ndërtesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Pejë, ku të paktën 8 persona deri tani janë dërguar në spital. Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka konfirmuar se personat e dërguar në spital si pasojë e problemeve me frymëmarrjen për shkak të zjarrit, po trajtohen dhe gjëndja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë. Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, -thuhet në njoftim.

