Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë gjatë natës në Lundër. Mësohet se banesa që është qëlluar është në pronësi të zyrtarit të OSHEE-së, Dorian Balla. Balla për mediat ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt nga profesioni i tij.
Ndërkohë që ka theksuar se kjo ngjarje mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të hershëm të tij për pronat. Fatmirësisht personat kanë qëlluar në katin e tretë ku nuk banonte njeri, pasi familje jetonte në katin e parë dhe të dytë.

