Kjo është makina, e tipit ‘Audi’ e kreut të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Benard Ndreca i cili ka shpërthyer nga një sasi tritoli të vënë në pjesën e përparme. Ndreca shpëtoi pa lëndime ndërsa mjeti është shkrumbuar pjesërisht.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Paçam pranë banesës së Ndrecës. Si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale. Një pistë për autorët, mund të jetë posti i tij politik në prag të zgjedhjeve vendore.

