Sektori i ndërtimit është në një boom të vërtetë, këtë e pranojnë të gjithë. Po aq e gjithditur është se këtij sektori i jep ushqim të bollshëm paraja cash, ajo shpesh e padeklaruar, ajo e fshehur si kursim poshtë dyshekut, si fitim i lehtë në tubin e aspiratorit apo si valixhe e mbushur me paratë e drogës.
“Piranjat” për herë të parë zbardhin skemën se si paraja cash futet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe pastrohet pa shumë vështirësi. Na ndiqni sonte në orën 20:45 vetëm në Syri TV, si dhe në rrjetet tona sociale.
