E premtja e 14 prillit shënoi një ndër rastet më të rënda që kanë ndodhur ndonjëherë në Kosovë. Shtëpia e familjes Hyseni në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë, u shndërrua në skenë krimi. Kjo pasi që djali i familjes, Urimi, dyshohet se vrau në mënyrë mizore nënën e tij, Hyrijen. I dyshuari gjatë ditës së djeshme doli para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit.
Në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, i dyshuari është intervistuar.
“Dr. Nysret Pepaj deklaroi se ka biseduar me të dyshuarin lidhur me të gjithë rastin dhe tani mund të jetë i shqetësuar, por i njëjti edhe në heshtje e kupton procedurën që zhvillohet ndaj tij, sepse te ne është deklaruar se ‘ndodhin këto raste, kanë ndodh edhe më përpara dhe nuk kemi çfarë të bëjmë tash’”.- thuhet në mediat në Kosovë.
“Sëmundja për të cilën po dyshon se mund të jetë i lartpërmenduri (çrregullim psikotik), nuk ka ndikim në zvogëlimin e inteligjencës së tij, me çka kur është jashtë efektit të sëmundjes i kupton të gjitha si dhe deklarohet normal. Kur është nën afektin e atij çrregullimi atëherë veprimet e tij janë të tjera me çka në këtë rast qetësia e tij na jep të kuptojmë se efekti i sëmundjes është zvogëluar përpos që është shqetësimi i tij përball tij dhe nga shqetësimi veprimet e tij si dhe përgjigjet e tij mund të jenë jovalide”, thuhet tutje në aktvendimin e gjykatës.
Avokati mbrojtës i të dyshuarit, Asdren Mekaj, ka deklaruar se ka kërkuar që i dyshuari të dërgohet në institucionet e specializuara për ekzaminim psikiatrik.
Vrasja ndodhi dy ditë më parë rreth orës 16:00 në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë. Dyshohet se koka e viktimës u gjet larg trupit, ndërsa burime për mediat atje thonë se djali pas vrasjes i ka pirë gjakun nënës së tij. I dyshuari i krimit tronditës ishte i martuar me një grua nga komuna e Gjakovës, mirëpo për shkak të përkeqësimit të raporteve ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, ku për këtë gjë e fajësonte edhe nënën e tij. I dyshuari për ngjarjen e rëndë Urim Hyseni ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë.

