Përfundon votimi në 4 komunat në Veri të Kosovës. Gjithsej votuan 1567 nga 45 mijë qytetarë me të drejtë vote të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut zgjodhën sot kryetarët e rinj.
Pra pjesëmarrja ishte 3.47%. Në Zveçan dhe Leposaviç qytetarët u votua po ashtu për të zgjedhur anëtarët e asambleve komunale. Procesi zgjedhor u bojkotua nga partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – e cila po ashtu bëri thirrje për bojkot.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç komentoi nga Beogradi zgjedhjet. Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres serbe, Ana Brnabiç, e cila ironizoi përmes fotove nga pikat e votimit ku kishte prezencë të Policisë së Kosovës, se këto janë zgjedhjet e lira me forca të armatosura. Kusari-Lila i është përgjigjur Brnabiçit duke thënë se duhet të kujtojë ditën e sotme, si ditën kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm.
Të drejtën e votës e ka ushtruar edhe kandidatja e pavarur për kryetare të Zveçanit, Sllagjana Pantoviç, Kandidati për kryetar të Mitrovicës së veriut, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare dhe kandidati për kryetar i LVV-së, Erden Atiç në Lagjen e Boshnjakëve.
KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi sa janë gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

