Prej 2 ditësh Policia e Shtetit e ka deklaruar të zbardhur vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Shëngjin. Ndërkohë që hetimi ka zbuluar edhe identitetin e vrasësve, një grup prej 6 personash, ku ekzekutori rezulton se është një shtetas portugez, i identifikuar si Ruben Saraiva. Por çfarë ka ndodhur?
Policia dhe RENEA vazhdojnë të kërkojnë armën pistoletë tip TT që është përdorur nga portugezi për të vrarë Nikulajn dhe dje u gjet një motor në lumin Drin. Në një video të shpërndarë për mediat, PSH tregon motorin, të cilit targa i është mbuluar por diçka nuk përputhet. Në pamjet e dala në media, motori i përdorur nga portugezi është shumë larg vizualisht nga motori që ka sekuestruar policia.

Krahasimi mes dy motoreve
Në foto, mund të dallohet targa e gjitha me blu, ndërsa targa e portugezit është tjetër. Dyshime janë ngjallur edhe për gomat, ku motori i parë ka goma të holla, i dyti goma të gjera. Vrimat e marmidës dhe amortizatori janë ndryshime të tjera që janë vënë re me sy të lirë duke ngjallur dyshime se a është ky motori i përdorur në vrasje?
Motori u zbulua më 21 prill nga ana e grupit hetimor që pasi analizoi pamjet e largimit të autorit nga vendngjarja, kërkoi në Google me fjalët “…shes motor “Yamaha X Max…”. Në këtë moment iu shfaqje postimi “M…J…”. Të dhënat ishin identike me motorin e autorit, sipas mediave që raportuan dje lajmin. Por a është kështu? Mbetet për tu parë.

Motori me targa shqiptare

