Sherri banal mes Ardjan Çyrbes dhe autorit të dyshuar Ervis Hodo ka nisur në pazarin e qytetit. Dy të përfshirët në konflikt, ishin nën shoqërinë edhe të personave të tjerë dhe janë persona që njohin njëri-tjetrin. Mes tyre ka nisur një konflikt i tipit: “kush je ti, kush jam unë” dhe më pas ka nisur me ofendime të ndërsjella. Më pas të dy personat janë larguar.
Pas sherrit dhe ofendimeve, autori i dyshuar ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën dhe i ka dalë në “pritë” afër banesës së Çyrbes. Gjatë kësaj kohe Çyrbja i është drejtuar me fjalë ofendues çka ka bërë që Hodo të nxjerrë pistoletën duke e qëlluar me tre plumba, dy në barkë dhe një afër zemrës.
Çyrbja nuk rezulton person problematik në Shijak, kurse Hodo njihet si person problematik, por nuk është i përfshirë në banda kriminale. Ardjan Çyrbja ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Durrësit./

