Pas pjesëmarrjes së presidentes Vjosa Osmani në seancën plenare të PE, ka reaguar presidentja e Parlamentit Evropian,
Roberta Metsola, ka shprehur përmes një postimi në Twitter mbështetjen e Parlamentit Evropian për Kosovën. Sipas Metsola, Parlamenti Europian është i gatshëm të mbështesë Kosovën në integrimin në BE.
“Populli i Kosovës meriton përparim, prosperitet dhe mundësi. Presidentja Vjosa Osmani, theksoi nevojën urgjente për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës dhe bashkëpunimin mbi konfrontimin. Ne kemi ofruar udhëtime pa viza dhe jemi të gatshëm të mbështesim më tej rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Metsola në Twitter.

