Një aksident me pasojë jetën ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ka ndërruar jetë një e mitur. Ngjarja është shënuar rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh.
Burime zyrtare të policisë njoftojnë se shtetasja me inicialet T. B., duke drejtuar automjetin tip “Golf”, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. H., banues në Kavajë.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë një 8-vjeçare, e cila ishte pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen T. B. Po kështu është dëmtuar kjo e fundit dhe vajza e saj 11-vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore edhe shtetasi A. H., dhe 2 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi nga policia
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasja T. B., duke drejtuar automjetin tip “Golf”, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. H., banues në Kavajë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një shtetase e mitur 8 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen T. B. Gjithashtu, janë dëmtuar shtetasja T. B. dhe vajza e saj 11 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, edhe shtetasi A. H. dhe 2 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

