Ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për anijen e zhdukur, ish-admirali Chris Parry i përshkroi pamjet “me të vërtetë shqetësuese”. Eksperti paraqiti dy teori të mundshme për zhdukjen e papritur të nëndetëses, shkruajnë mediat e huaja.
“Nëse marrim parasysh kornizën kohore, është shumë shqetësuese”,– tha ai.
Sipas Parry-it ekziston mundësia që nëndetësja të jetë duke funksionuar, por ka humbur kontaktet me anijen e saj. Shqetësuese sipas tij është fakti që mund të ketë ndodhur një tragjedi dhe nëndetësja të ketë ngelur në rrënojat e Titanikut.
“Fillimisht mendoj se ka një opsion optimist që ose kanë humbur kontaktet me qendrën e kontrollit ose ka pasur një mosfunksionim, por nëndetësja vazhdon të funksionojë, por mesa duket nuk është në kontakt me anijen e saj amë. Së dyti gjithashtu është e mundur që të ketë ndodhur një tragjedi katastrofike dhe që nëndetësja të ngecë në rrënojat e Titanikut. Nuk e dimë ende përgjigjen”,- tha ai.
Ish-admirali përshkroi gjithashtu vështirësitë me të cilat përballen ekipet e shpëtimit.
“Ajo që ne dimë është se vendi i mbytjes është larg nga kudo. Objektet më të afërta të shpëtimit do të jenë në Bregun Lindor të SHBA. Është një operacion shumë i vështirë. Natyra aktuale e shtratit të detit është shumë e valëzuar. Vetë Titaniku shtrihet në një ‘llogore’. Ka shumë mbeturina përreth, kështu që kërkimi me një nëndetëse tjetër do të jetë vërtet shumë i vështirë,“- shpjegoi ai.
Ndërkohë operacionet e kërkimit po vazhdojnë.

