Një sherr brutal ka ndodhur në mes të rrugës në Agios Nikolaos të Kretës, në Greqi. Dy shqiptarë, babë e bir sulmuan një burrë, i cili në momentin e sulmit po ngiste biçikletën, raporton ‘CNA.GR‘.
Më pas shqiptarët kanë shkelmuar burrin, e kanë goditur me bastun, me grushte e shkelma duke i shkaktuar plagë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Burri ka marrë plagë të rënda, ndonëse fqinjët dolën në rrugë dhe u përpoqën të shpëtonin burrin i cili u rrah për 4 minuta.
Burri ndodhet në spital ku po lufton me jetën, ndërsa për shqiptarët ka nisur procedimi penal.

