Policia në Malia të Kretës arrestoi një 42-vjeçar shqiptare pasi partnerja e tij e denoncoi se i dashuri i saj e kërcënoi se do t’i vriste foshnjën. Sipas nënës 40-vjeçare, e cila gjithashtu është nga Shqipëria, 42-vjeçari nën efektin e alkoolit dhe po e kërcënonte se do të vriste foshnjën pasi po qante.
Kur oficerët e policisë nga Departamenti i Sigurisë Hersonissos mbërritën në vendin e treguar nga 40-vjeçarja, gjetën gruan që mbante foshnjën duke u përpjekur ta mbronte.
Në rrëfimin e saj në Komisariat, ajo tha se 42-vjeçari e ka bërë për herë të parë një kërcënim të tillë dhe se është djalë i mirë, se punon dhe sjell para në shtëpi. Pas kësaj mbrojtjeje, 42-vjeçari u la i lirë, por po hetohet administrativisht pasi nuk ka dokumente për të jetuar në Greqi./Protothema

