Suzana Golemi, Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër është pezulluar nga detyra për “shkelje të rëndë të ligjit”, pasi ajo u denoncua në emision investigativ ku iu kërkonte lekë studentëve për të marrë provimet. Paraprakisht mësohet se Golemi është pezulluar nga detyra për një afat të pacaktuar me vendim të ministres së Arsimit, Evis Kushi.


